Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja/ Dëshmon Erjon Alibej: Plarent Dervishajn e kam takuar një herë, komunikonim në Encrochat

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja/ Dëshmon Erjon Alibej: Plarent Dervishajn e kam takuar një herë, komunikonim në Encrochat

Në Gjykatën e Posaçme ka nisur seanca e radhes në ngarkim të Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj, të akuzuar për atentin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja në 1 nëntor 2019 në mbikalimin e Shkozetit. Këtë të premte është paraqitur në cilësinë e dëshmitarit Erjon Alibej, i cili ka statusin bashkëpunëtor i drejtësisë në dosjen “Plumbi i Artë”. “Gjatë vitit 2019 kam jetuar në Elbasan. Plarent Dervishaj e njoh, Julian Meçaj jo. Plarentin e njoh pasi më ka mundësuar daja i bashkëshortes sime një takim me anë të një shokut të tij. Di që ka një fabrikë cigarësh në Librazhd. Më ka mundësuar ai një takim me Plaurentin. Kemi drekuar atje. Nuk e dija kush ishte ai në atë periudhë, po më duket një “Çekiçi” që kisha...