Breshëri dronësh dhe raketash balistike ruse/ 14 të plagosur nga sulmi masiv në Kiev pas telefonatës Putin-Trump

Breshëri dronësh dhe raketash balistike ruse/ 14 të plagosur nga sulmi masiv në Kiev pas telefonatës Putin-Trump

Një sulm i rëndë rus goditi Kievin disa orë pas telefonatës midis Donald Trump dhe Vladimir Putin. Të paktën 13 shpërthime u raportuan në zona të ndryshme të Kievit, ndërsa ndërtesa të shumta u përfshinë në flakë. Sipas autoriteteve vendase, të paktën 14 persona kanë mbetur të plagosur, 12 prej të cilëve u shtruan në spital. Tre valë bombash u lëshuan mbi qytet, të cilat vazhduan për më shumë se shtatë orë. Së pari u lëshuan 50 dronë Shahed/Geran, ndëresa më pas dy breshëri raketash balistike. Shpërthime u raportuan gjithashtu edhe në zonën e aeroportit ndërkombëtar, ku thuhet se është vendosur një nga bateritë antiajrore Patriot që mbrojnë qytetin. Sipas kompanisë kombëtare hekurudhore të Ukrainës, bombardimet ruse dëmtuan infrastrukturën hekurudhore në pjesën perëndimore të qytetit,...