Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Zjarr në kabinën elektrike të një pallati në Gjirokastër, banorët në panik
                            Në zjarr ka rënë në lagjen “18 shtatori” të Gjirokastrës, në katin përdhe të një pallati 4-katësh, konkretisht në kabinën elektrike të objektit. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje është nisur grupi i ndërhyrjes me 3 efektivë. Falë reagimit të shpejtë dhe ndërhyrjes efikase, zjarri u neutralizua në kohë pa shkaktuar dëme të tjera materiale apo lëndime në njerëz. Situata tashmë është nën kontroll dhe është siguruar plotësisht zona përreth.