‘Ultimatumi’ i Ramës në Vlorë! Drejtorët e bashkisë kërkojnë dorëheqjen, afati për zëvendësimin e tyre deri më 15 korrik

‘Ultimatumi’ i Ramës në Vlorë! Drejtorët e bashkisë kërkojnë dorëheqjen, afati për zëvendësimin e tyre deri më 15 korrik

Pas largimit të Ramës kanë kërkuar dorëheqjen pothuajse të gjithë drejtorët e bashkisë se Vlorës. Pas ultimatumit të qartë të dhënë nga Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Bashkinë e Vlorës, të gjithë drejtuesit e drejtorive të varësisë lokale kanë paraqitur dorëheqjen pranë Kryebashkiakut Ermal Dredha. Burime nga brenda Bashkisë bëjnë me dije se menjëherë pas largimit të Ramës nga ambientet e institucionit të enjten, Kryetari Dredha ka mbledhur të gjithë drejtuesit dhe ka kërkuar zyrtarisht dorëheqjen e tyre. Ndërkohë, Kryeministri ka ngritur dy grupe pune për të çuar përpara procesin e reformimit dhe analizës së thelluar në nivel vendor: Grupi i parë, i përbërë nga Bledi Çuçi, Vullnet Sinaj dhe Pirro Vengu, do të ketë në fokus analizimin dhe vlerësimin e performancës...