Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Analiza e DW: Xhamitë, si instrumente të politikës turke në Ballkan
Foto ilustruese TIRANË- Xhamia e Namazgjasë në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, me minaret e saj 50 metra të larta dhe hapësirë për afërsisht rreth 8,000 besimtarë, është një nga vendet më mbresëlënëse të adhurimit islamik në Ballkanin Perëndimor. Ajo u financua, ndër të tjera, me rreth 30 milionë euro nga autoriteti fetar turk, Diyanet. Modeli i saj arkitektonik është Xhamia Blu në Stamboll. Në tetor 2024 presidenti turk Erdogan vizitoi Tiranën për të inauguruar xhaminë pas një periudhe ndërtimi prej rreth dhjetë vjetësh. Atje ai nënshkroi edhe një marrëveshje për bashkëpunim me Shqipërinë në bujqësi dhe arsim dhe dhuroi disa dronë të prodhuar në Turqi. Për më tepër, Diyanet siguroi ndikim në bordin e xhamisë së re dhe u emërua një imam turk – gjë që...