Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Tabaku: Qeveria po tallet me integrimin! Shqipëria ka nevojë për ligj serioz për investimet e huaja, jo për amendamente fasadë
Deputetja e Partisë Demokratike dhe njëkohësisht autore e vetme e një projektligji gjithëpërfshirës për kontrollin e investimeve të huaja, Jorida Tabaku, ka denoncuar në Kuvend përpjekjen e mazhorancës për të kaluar një ndryshim të fragmentuar e të pavlerë në ligjin për investimet. Në një fjalim të gjatë dhe të argumentuar, Tabaku deklaroi se amendamenti i propozuar nga deputeti socialist Shalsi – i cili shton thjesht një nen në ligjin e vitit 1993 – nuk përfaqëson as reformë dhe as përmbush angazhimet që Shqipëria ka ndaj Bashkimit Europian apo ndaj partnerëve strategjikë si SHBA. “Kjo nuk është reformë, është një tallje me integrimin. Është një përpjekje për të bërë ‘gjysmë ligjesh’ që nuk sjellin asnjë ndryshim real,” u shpreh Tabaku. Deputetja theksoi se për hartimin e...