Vueling nis fluturimet Barcelonë–Tiranë, rriten lidhjet ajrore dhe turistike

Vueling nis fluturimet Barcelonë–Tiranë, rriten lidhjet ajrore dhe turistike

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka mirëpritur partnerin më të ri ajror, kompaninë me kosto të ulët Vueling, që nisi zyrtarisht operimin e fluturimeve të drejtpërdrejta nga Barcelona më 2 korrik. Ky bashkëpunim i ri përbën një moment të rëndësishëm për zgjerimin e rrjetit ndërkombëtar të TIA-s dhe për fuqizimin e lidhjeve të Shqipërisë me Evropën.Vueling, pjesë e grupit IAG dhe me qendër kryesore në Barcelonë, ofron katër fluturime në javë drejt Tiranës — të hënën, të mërkurë, të premte dhe të diel — duke u dhënë udhëtarëve shqiptarë akses më të lehtë drejt jo vetëm Spanjës, por edhe destinacioneve të tjera përmes aeroportit ndërkombëtar El Prat.“Jemi jashtëzakonisht të lumtur që inaugurojmë këtë shërbim të ri. Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë interes nga...