Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Gërmime arkeologjike në kala, në Gjirokastër zbulohet një kullë guri që daton mes shekujve IV dhe VI të erës sonë
Pas një mungese prej rreth 30 vitesh, arkeologët kanë rifilluar gërmimet në kalanë e Gjirokastrës për të evidentuar dëshmi të periudhave të hershme të ndërtimit të saj. Ekspedita e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore nisi punimet në korrik dhe do të vazhdojë përgjatë gjithë verës. “Kemi disa ditë që kemi nisur një projekt të ri arkeologjik, i cili synon të identifikojë ato pjesë më të hershme të kalasë së Gjirokastrës nisur nga disa të dhëna që ne kemi identifikuar gjatë punimeve të mëparshme restauruese që janë kryer nga Drejtoria e Monumenteve në Gjirokastër ku kemi identifikuar disa elementë arkeologjikë, të cilat na kanë bërë të mendojmë që kemi disa faza më të hershme të këtij monumenti, të kësaj kalaje kaq të rëndësishme për ne që...