Rriten të ardhurat nga Doganat, tejkalojnë 1.16 miliardë euro për 6 muaj

Rriten të ardhurat nga Doganat, tejkalojnë 1.16 miliardë euro për 6 muaj

Gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2025, Administrata Doganore ka realizuar planin e të ardhurave në masën 113.7 miliardë lekë ose më shumë se 1.16 miliardë euro në buxhetin e shtetit.Burimet zyrtare bëjnë me dije se “efikasiteti në administrimin doganor, digitalizimi shërbimeve, zbatimi ligjit kundër kontrabandës dhe evazionit, rritja e konsumit të mallrave të akcizës kanë përmirësuar në mënyrë të qëndrueshme performancën e doganave me 3.6 miliardë lekë më shumë(+3.3% rritje) se gjashtëmujori i parë i vitit 2024”.Për 6-mujorin e parë produktet e akcizës kanë patur ndikimin kryesor në rritjen e të ardhurave doganore kryesisht nga karburanti që ka sjell në buxhet +1,7 miliardë lekë, cigaret me + 720 milionë lekë, pije alkoolike vendase me +40 milionë lekë dhe birrë importi +55 milionë lekë,...