Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            Hungaria vendos të tërhiqet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale
                            Qeveria e Hungarisë ka  vendosur të tërhiqet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale dhe pritet që procedurat të fillojnë së shpejti. Një zyrtar i lartë në qeverinë e Kryeministrit Viktor Orban, njoftoi vendimin, disa orë pasi Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ndaj të cilit është lëshuar një urdhër-arrest nga kjo gjykatë, mbërriti në vend për një vizitë shtetërore. Orban e kishte ftuar udhëheqësin izraelit sapo u lëshua urdhër-arresti nëntorin e kaluar, duke thënë se vendimi nuk do të kishte “asnjë efekt” në vendin e tij. Gjykatësit besojnë se ka baza të arsyeshme që Netanyahu mban përgjegjësi penale për krime lufte dhe krimet kundër njerëzimit gjatë konfliktiti midis Izraelit dhe Hamasit. Tel Avivi i ka hedhur poshtë akuzat, për të cilat thotë se janë të motivuara politikisht dhe të nxitura nga...