‘Bankers’, mln euro dëm shtetit! Prokuroria: Shmangu tatimet për 20 vite, deklaroi 11.7 mld lekë humbje

‘Bankers’, mln euro dëm shtetit! Prokuroria: Shmangu tatimet për 20 vite, deklaroi 11.7 mld lekë humbje

FOTO ILUSTRUESE FIER- Prokuroria e Fierit ka zbuluar detaje shtesë në kuadër të hetimeve për “Bankers Petroleum Albania Ltd”, nën akuzat për krijim skemash mashtruese në lidhje me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH). Në kuadër të aksionit u lëshuan 14 masa sigurimi ku 9 janë ekzekutuar dhe 5 të tjerë janë shpallur në kërkim për veprat penale ‘fshehje të të ardhurave’, ‘pastrim parash’, ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘moskryerje detyrash nga organet tatimore’.  Në pranga është vënë numri 1 i kompanisë, Hongping Xiao dhe ish-drejtori Leonidha Çobo. Ndërsa Ardit Keron, ish-drejtori financiar i Bankers Petroleum Albania është vendosur në arrest shtëpie. Raportohet se kompania nga viti 2004 deri në 2024 eksportoi dhe shiti brenda vendit 532 mld lekë naftë. Pavarësisht këtij aktiviteti të lartë ekonomik, “Bankers” ka deklaruar humbje për 20 vite...