Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Sulmi ajror izraelit vret drejtorin e Spitalit në Gaza, humbin jetën edhe anëtarë të familjes së tij
Drejtori i Spitalit Indonezian në Gaza, Dr. Marwan Sultan, është vrarë në një sulm ajror izraelit në banesën e tij në qytetin e Gazës, bashkë me disa anëtarë të familjes së tij, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e udhëhequr nga Hamasi. Ministria e përshkroi Dr. Sultanin si një mjek me një karrierë të gjatë dhe të përkushtuar, duke dënuar ashpër vrasjen e tij si një “krim të shëmtuar kundër kuadrove mjekësore”. Ushtria izraelite (IDF) pohoi se kishte shënjestruar një “terrorist kyç” të Hamasit në zonën e Qytetit të Gazës, duke shtuar se po shqyrtonte pretendimet për viktima civile të pafajshme. Në një deklaratë, IDF tha se shpreh “keqardhje për çdo dëm ndaj individëve të papërfshirë” dhe se vepron “për të zbutur dëmin ndaj tyre sa më...