Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Ish shefi i stafit të Joe Biden zbulon prapaskenat: Presidenti iku për sesion fotografish pas dështimit në debatin përballë Trump
“Në debatin katastrofik kundër Donald Trump, që përfundimisht i dha fund karrierës së tij politike, Joe Biden shmangu një takim në Shtëpinë e Bardhë me grupin progresist të Kongresit, duke preferuar në vend të tij një sesion fotografik në Camp David me fotografen e njohur të modës, Annie Leibovitz, thuhet në një libër të ri. “Duhet ta anulosh këtë,” i tha Presidentit Ron Klain, ish-shefi i stafit të Biden dhe udhëheqësi i përgatitjes për debatin, duke këmbëngulur që ai të siguronte mbështetjen e grupit të fuqishëm të politikanëve progresistë që mund të ishin çelësi për të mbetur kandidati demokrat. “Duhet të qëndrosh në Uashington. Duhet të kesh një plan agresiv për të luftuar dhe për të mbledhur mbështetësit.” Siç përshkruhet nga Klain për Chris Whipple,...