Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
SYRI TV/ Tatimet aksion te zyrat e ‘Bankers Petroleum’, në pranga drejtori kinez i kompanisë
Evazioni dhe pastrimi i parave ka dërguar në qeli drejtorin e "Bankers Petroleum", shtetasin kinez Hongping Xiao. Arrestimi ka ardhur pas kontrollit të ushtruar nga drejtoria e Tatimeve në zyrat e “Bankers Petroleum" në Marinzë të Fierit. Punonjësit e tatimeve janë penguar nga drejtori i financës së firmës, por është dashur ndërhyrja e policisë që situata të qetësohet. Drejtorit të "Bankers Petroleum", shtetasit kinez Hongping Xiao, i janë vënë prangat e policisë pas kontrollit të ushtruar në kompaninë e nxjerrjes së naftës. Burimet bëjnë me dije se drejtoria e Tatimeve ka zbarkuar në "Bankers Petroleum" për të ushtruar kontrolle në këtë firmë. Në zyrat qendrore në Marinzë të Fierit kanë mbërritur makina të drejtorisë së Tatimeve, por edhe furgonë të policisë së shtetit. Teksa punonjësit...