Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Braçe kërkon ndërprerje të punës në ambientet e hapura: Shkon deri në 40 gradë, ministritë ta marrin këtë vendim
Deputeti i PS-së, Erion Braçe kërkon ndërprerjen e punës në ambientet e hapura. Ai i bën thirrje qeverisë ku për të puna duhet ndaluar në sektorin e ndërtimit gjatë orëve të pikut të temperaturave të larta, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të punëtorëve. ”Mbroni punëtorët! Ndërpritni punën në ambient të hapur në orët e pikut të temperaturave të larta”,-shkruan Braçe në statusin e tij. Po ashtu deputeti tregon se ka vëzhguar situatën në Tiranë, ku në orën 13:00 temperaturat arrijnë në 35 gradë Celsius në termometra, ndërsa sipas ndjesisë reale ato janë 37 gradë, madje mund të shkojnë deri në 40 gradë. Në këto kushte, puna në ambient të hapur kthehet në një vuajtje për punëtorët. Postimi i plotë Lëviza pak tani nëpër #Tiranë dhe...