SHBA redukton armët për Ukrainën, Kievi në alarm: Po inkurajoni Rusinë të zgjasë luftën

SHBA redukton armët për Ukrainën, Kievi në alarm: Po inkurajoni Rusinë të zgjasë luftën

Kievi paralajmëron se një ndërprerje e furnizimeve me armë amerikane mund të inkurajojë Rusinë të vijojë luftën në Ukrainë, e cila tashmë ka hyrë në vitin e katërt. Të martën, Shtëpia e Bardhë tha se kishte anuluar disa prej dërgesave me armatime drejt Ukrainës. Siç u bë e ditur, vendimi ishte marrë për të vendosur interesat e Amerikës në plan të parë, pas shqyrtimit që Departamenti i Mbrojtjes i bëri mbështetjes dhe asistencës ushtarake amerikane në vendet e tjera. Ministria e Jashtme në Kiev deklaroi se çdo vonesë apo zvarritje në mbështetjen për kapacitetet mbrojtëse të Ukrainës do të inkurajonte agresorin të vijonte luftën dhe terrorin, në vend që të kërkonte paqe. Në veçanti, ajo theksoi nevojën për fuqizimin e mbrojtjes ajrore të Kievit, teksa...