Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Rama paralajmëron sipërmarrësit dhe fermerët: Paketa e Maleve rrezikon të mbetet pa shfrytëzuar nëse…
“Këtu janë edhe disa prej drejtuesve vendorë dhe shpresoj që nga kjo bisedë e sotme të çelim një kapitull të ri bashkëpunimi dhe ndërveprimi me territoret në të cilat zhvillohet jeta e përditshme e fshatit. Nuk është vetëm linja e re e kredisë që ka nevojë të shfrytëzohet maksimalisht, por edhe paketa e maleve e vënë në dispozicion të zhvillimit rural, që rrezikon të mbetet pa shfrytëzuar nëse nuk ndërtojmë mekanizmat e duhur, deri kur këto gjëra të kthehen në pjesë të të menduarit të përditshëm të komuniteteve. Kam parasysh ata që punojnë tokën, ata që administrojnë territorin në nivelin vendor dhe qendror”, tha Rama.