Draftligji për mbrojtjen e konsumatorit: Transparencë me çmimet, ja detyrimet e subjekteve

Draftligji për mbrojtjen e konsumatorit: Transparencë me çmimet, ja detyrimet e subjekteve

Një draftligj “Për mbrojtjen e konsumatorit” sjell një qasje tërësisht të ndryshuar sa i takon kësaj fushe duke synuar sipas relacionit përafrimin me direktivat e Bashkimit Europian.Drafti u hodh për konsultim nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.“Qëllimi themelor i projektligjit është të sigurojë një nivel të lartë, të njëjtë dhe efektiv mbrojtjeje për konsumatorët shqiptarë, duke vendosur garanci të qarta për transparencën kontraktore, informimin para-kontraktor dhe të drejtën për heqje dorë, mekanizma më të fortë për mjetet juridike dhe zbatimin administrativ, dhe dispozita të reja për riparimin e produkteve, mbrojtjen në platformat digjitale dhe reklamimin e gjelbër” thuhet në relacion.Ligji ka një total prej 240 nenesh që përfshijnë thuajse çdo aspekt por një prej tyre është ajo e lidhur me çmimet dhe transparencën që...