Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            Akuzoi kolegët se i vodhën votat, kandidati i PD: Të bëhet rinumërim i plotë i Durrësit
                            Kandidati i listës së hapur i PD-së në Qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja, që ka akuzuar kolegët e tij të PD-së, se i kanë vjedhur votat, nga Pallati i Sportit “Farie Hoti” ku po bëhet rinumërimi i votave të qarkut Fier, ka kërkuar rinumërim të plotë të votave edhe për Durrësin. Me disa pankarta të votave që sipas tij KAS i ka shpallur të pavlefshme pa arsye, Kalaja, i cili kandidoi nën siglën e PD në Durrës, thotë se një gjë e tillë mund të ndodhë edhe me rinumërimin e qarkut ku ai kandidoi. KAS ka vendosur rinumërimin e 360 kutive në Durrës, një pjesë e të cilave i përkasin diasporës, por kandidati demokrat kërkon hapjen e të gjithë kutive pasi pretendon se ka devijim të...