Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Shtëpia e Bardhë: SHBA do të ndalojë dërgimin e disa armëve në Ukrainë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndalojnë dërgimin e disa armëve drejt Kievit, ndërsa lufta e Rusisë kundër Ukrainës është intensifikuar. Vendimi u mor “për të vënë interesat e Amerikës në vend të parë” pas një shqyrtimi nga Departamenti i Mbrojtjes”, tha të martën zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Anna Kelly, raporton BBC. SHBA-të i kanë dërguar dhjetëra miliarda dollarë ndihmë ushtarake Ukrainës që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë në shkurt 2022, duke bërë që disa zyrtarë në administratën Trump të shprehin shqetësime se rezervat amerikane janë shumë të ulëta. Qeveria ukrainase nuk ka komentuar mbi njoftimin e Shtëpisë së Bardhë. Zyrtarët amerikanë nuk thanë menjëherë se cilat dërgesa po ndaleshin. Por, sipas Reuters, dërgesat e raketave të mbrojtjes...