Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Duhet ndryshuar sistemi që ka braktisur qytetarët”/ Tabaku në Laprakë: Do jem zëri juaj!
Kandidatja për deputete e PD-së në zgjedhjet e 11 majit, Jorida Tabaku vijoi sot takimet me qytetarët e Tiranës. Gjatë takimeve me qytetarë të ndryshëm në treg, disa prej tyre i shprehën Tabakut shqetësimet e tyre, për të cilat demokratja theksoi se tregjet ndodhen në krizë të thellë ekonomike. “Kam ardhur sot në tregun e Laprakës për të parë situatën reale në tregjet e Tiranës, në këtë krizë të thellë ekonomike dhe krizë të bizneseve të vogla”, u shpreh Tabaku. Më tej një nga tregtaret e këtij tregu theksoi se ndër të tjera vendi nuk ofron mbështetje për ta dhe as drejtësi. “Këtu nuk ka drejtësi, nuk ka mbështetje, gjithçka është lënë pas dore!”, tha ajo. Tabaku iu përgjigj qytetares se do të jetë zëri...