“Gjenocidi në Gaza vazhdon sepse është fitimprurës”, OKB: Dhjetëra kompani po përfitojnë nga lufta

“Gjenocidi në Gaza vazhdon sepse është fitimprurës”, OKB: Dhjetëra kompani po përfitojnë nga lufta

Një raport i ri tronditës nga OKB ka ngritur akuza të rënda ndaj më shumë se 60 kompanive ndërkombëtare, të cilat akuzohen se po përfitojnë financiarisht nga lufta në Rripin e Gazës, duke e bërë atë “fitimprurëse” dhe të zgjatur. Raporti 27-faqesh, i përgatitur nga Raportuesja Speciale e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut në territoret palestineze, Francesca Albanese, thekson se këto kompani po kontribuojnë drejtpërdrejt ose tërthorazi në ofensivën izraelite ndaj Gazës, të cilën ajo e cilëson si një “fushatë gjenocidale”. Mes emrave të përmendur janë gjigantët e industrisë së armëve si Lockheed Martin, Leonardo, Elbit Systems, por edhe kompani të njohura të ndërtimit dhe teknologjisë si Caterpillar, HD Hyundai, Amazon, Alphabet (Google), Microsoft dhe IBM. Këto subjekte përmenden për rolin e...