“Këto ditë fillojmë rrugën që bashkon Alpet”, kryebashkiaku Benet Beci jep lajmin e rëndësishëm…

“Këto ditë fillojmë rrugën që bashkon Alpet”, kryebashkiaku Benet Beci jep lajmin e rëndësishëm…

Një lajm i ri për një rrugë të re! Këto ditë fillojmë rrugën që bashkon Alpet. Një rrugë që lidh Shkodrën, Thethin, Nikaj-Mërturin, Tropojën dhe vazhdon drejt Gjakovës. Siç kemi premtuar, sot Bashkia ka miratuar lejen e ndërtimit për një nga rrugët më të rëndësishme në Alpet Shqiptare që lidh dy qarqe – Shkodrën me Kukësin, përmes zonave të mrekullueshme të Shalës dhe Nikaj-Mërturit, duke krijuar të ashtuquajturin “Trekëndëshi turistik Theth – Curraj i Epërm – Valbonë”. Në territorin e Bashkisë Shkodër rruga përfshin segmentin Lekaj – Abat – Pecaj – Qafa e Ndërnajes me një gjatësi prej 13.4 km, në Njësinë Administrative Shalë. Kjo rrugë shkurton largësinë mes Thethit dhe Lekbibajt, lidh mbi 380 struktura pritëse (bujtina dhe kulla alpine) brenda paketës së turizmit...