Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
“Djali dhe vajza e Berishës kanë bërë namin”/ Argita Malltezi-Baton Haxhiut: Mblidh prova për në Gjykatë!
Argita Malltezi, Baton Haxhiu dhe Shkëlzen Berisha TIRANË- Deklaratat në një studio televizive do të përfundojnë në gjyq! E gjitha nisi kur analisti Baton Haxhiu foli për procesin në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ndaj kryedemokratit Sali Berisha. Gjatë fjalës së tij në emisionin "Të Paekspozuarit", Baton Haxhiu tha se djali dhe vajza e Berishës, kanë bërë "namin", madje shtoi se kanë funksionuar si një strukturë e organizuar. "Nuk po them sa i korruptuar është Berisha, por që vajza dhe djali i tij kanë bërë namin, këtë e dinë edhe zogjtë në degë... Po flasim për një strukturë të organizuar që ka ndërtuar fuqinë përmes një njeriu që ka qenë në pushtet. Nuk mund të mohojmë këtë sikur nuk ka ndodhur asgjë....