“Rrezikon 8-10 vjet burg”, Petraj: Hetimi ndaj Metës dhe Berishës po merr hov, lufta në gjykatë sapo fillon

“Rrezikon 8-10 vjet burg”, Petraj: Hetimi ndaj Metës dhe Berishës po merr hov, lufta në gjykatë sapo fillon

Prokuroria e Posaçme ka zbuluar se ish-bashkëshortët Ilir Meta e Monika Kryemadhi kanë shpenzuar rreth 240 mijë dollarë nga karta e dytë bankare, e cila iu vu në dispozicion nga biznesmeni shqiptaro amerikan Adrian Shatku. Avokati Edmond Petraj, i ftuar në një studio televizive tha se pjesa e përdorimit të kartës duhet parë me kujdes pasi në këtë proces mund të ketë autorizim nga personi, në këtë rast nga biznesmeni Shatku, për përdorimin e saj. Ai theksoi se nëse kjo kartë është keqpërdorur, atëherë këtu kemi të bëjmë me një shkelje dhe një vepër penale, por kjo rrethanë duhet të sqarohet në mënyrë të plotë. Sipas avokatit, hetimi pasuror ndaj ish-çiftit Meta ka nisur prej kohësh dhe janë dërguar letërporosi në shumë shtete. “Kjo është...