Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Migracion i paligjshëm, Polonia do të ‘shtrëngojë’ kontrollet kufitare mes tensioneve në rritje për kalimet e parregullta
Polonia do të vendosë kontrolle të përkohshme kufitare me Gjermaninë dhe Lituaninë, mes tensioneve në rritje për shkak të migracionit të parregullt. Kryeministri polak, Donald Tusk tha se vendimi, i marrë pas një takimi qeveritar me rojen kufitare polake të martën, vjen në përgjigje të presionit në rritje politik të brendshëm dhe protestave të mbështetura nga e djathta ekstreme në pikat kufitare të Polonisë me Gjermaninë gjatë fundjavës. Në fjalimin e tij në fillim të mbledhjes javore të kabinetit, Tusk fajësoi Gjermaninë për këtë veprim, duke e akuzuar atë për një ndryshim politikash që rezultoi në “refuzimin efektiv të hyrjes të migrantëve që po shkojnë në Gjermani për të aplikuar për azil ose forma të tjera të statusit”. “Mënyra se si kryhen operacionet në kufirin...