Rubio njofton zyrtarisht: Nga 1 korriku USAID pushon së funksionuari, ndihmat do të administrohen nga DASH

Rubio njofton zyrtarisht: Nga 1 korriku USAID pushon së funksionuari, ndihmat do të administrohen nga DASH

Sekretari i Shtetit të SHBA, Marco Rubio, përmes një njoftimi zyrtar në Departamentin e Shtetit të SHBA ka bërë të ditur një ndryshim të madh në mënyrën se si do të menaxhojë ndihmën e huaj, duke i dhënë fund rolit të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).  “Gjatë rishikimit të mijëra programeve dhe mbi 715 miliardë dollarëve të shpenzuara gjatë dekadave, u bë e qartë se USAID ka rënë shumë poshtë standardeve për të avancuar interesat e kombit tonë.”-thekson Rubio në deklaratë. Ai shton se, megjithëse USAID kishte “dekada dhe një buxhet të pafund nga taksapaguesit” për të promovuar ndikimin amerikan dhe zhvillimin ekonomik në botë, rezultatet kanë qenë të dobëta. Në deklaratë thuhet se: “Që nga fundi i Luftës së Ftohtë, objektivat e zhvillimit janë rrallë arritur, paqëndrueshmëria...