14 vjet nga shpallja e pafajësisë në Hagë, Haradinaj: U vërtetua pastërtia e luftës së UÇK-së
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar 14-vjetorin e vendimit të Gjykatës së Hagës, përmes të cilit u shpall i pafajshëm së bashku me dy bashkëluftëtarët e tij, Lahi Brahimajn dhe Idriz Balajn. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haradinaj është rikthyer te vendimi i gjykatës, duke e cilësuar atë si një dëshmi të pafajësisë së tyre dhe të pastërtisë së luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Liri për çlirimtarët! Rroftë UÇK-ja! Sot, 14 vjet më parë, u vërtetua pafajësia ime, e Lahi Brahimajt dhe e Idriz Balajt, si dhe pastërtia e luftës së UÇK-së”, shkruan Haradinaj. Vendimi i Gjykatës së Hagës, i marrë më 29 nëntor 2012, shënoi përfundimin e procesit gjyqësor ndaj Haradinajt, Brahimajt dhe Balajt, të cilët u shpallën të pafajshëm për...
Burimi:
javanews.al