Përplasje mes policisë dhe protestuesve, Policia nis shoqërimet
pamje nga shoqerimet TIRANË- Policia ka ndërmarrë një ofensive duke shoqëruar disa protestues, pas përplasjeve të tensionuara në bulevard. Aktualisht, protestuesit janë zmbrapsur nëpër zona të ndryshme të kryeqytetit, ndërsa Policia është pozicionuar me autobotet e ujit në bulevard. Si pasojë e përplasjeve të ashpra, disa persona kanë mbetur të lënduar, ndërsa në bulevard mbërriti edhe një ambulancë. Ndërkohë, në bulevard vijon të qëndrojnë disa protestues, të cilët qëllojnë me gurë në drejtim të efektivëve. /ZËRI
Burimi:
zeri.ai