Vlorë/ Policia Rrugore në aksion, kontrolle edhe pranë shkollave! Dhjetëra masa e procedime brenda një jave
Policia Rrugore në qarkun e Vlorës ka intensifikuar kontrollet dhe monitorimin e qarkullimit rrugor me pajisje bashkëkohore në të gjitha akset kryesore dhe pikat hyrëse-dalëse, me fokus të veçantë te parandalimi i aksidenteve dhe garantimi i sigurisë së nxënësve. Shërbimet policore kanë shtuar praninë pranë institucioneve arsimore para dhe pas orarit mësimor për të menaxhuar fluksin e trafikut dhe për të parandaluar shkeljet. Vëmendje e shtuar u është kushtuar drejtuesve të mjeteve që qarkullojnë nën efektin e alkoolit ose pa leje drejtimi, atyre që tejkalojnë shpejtësinë e lejuar, si dhe manovrave të rrezikshme që rrisin rrezikun e ngjarjeve rrugore me pasoja. Si rezultat i aksioneve të zhvilluara gjatë një jave, janë arrestuar dhe proceduar penalisht 8 drejtues mjetesh. Nga ky bilanc, tre persona janë arrestuar...
Burimi:
javanews.al