Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
14-vjeçari bie nga lartësia e katit të 6 të një apartamenti në Yzberisht
👁8175
Një adoleshent 14-vjeçar ka rënë sot nga kati i gjashtë i pallatit. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Yzberishtit në Tiranë. Nuk ka ende informacion lidhur për rrethanat e ngjarjes. Mësohet se 14-vjeçari ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje të rendë.