Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
14 nëntori i vitit 565 shënon ditën e vdekjes së Justinianit të Madh, perandorit bizantin me gjak dhe origjinë dardane!
Jahja Drancolli Justiniani i Madh lindi në afërsi të kalasë së Bederianës, në një fshat të quajtur Taur/Tauresium i Dardanisë në vitin 482, ndërsa vdiq në Kostandinopojë më 14/XI/565. Pasi arriti të ngjitej në fronin e Perandorisë Bizantine në vitin 527, ai bëri përpjekje për të ribashkuar Perandorinë Romake, e cila në kushte të reja do të kishte qendër Kostandinopojën (Stambollin e sotëm). Për të arritur këtë qëllim, ai bëri reforma ushtarake, ekonomike, si dhe ligjore për të stabilizuar Kostandinopojën e trazuar nga kryengritjet e shpeshta. Në këtë kuadër, vetëm në zonën e vendlindjes së tij (Dardani), ai kishte ndërtuar dhe rindërtuar 69 fortifikime apo kala me qëllim që popullsia të kishte mundësi të strehohej në kohën e dyndjeve barbare. Krahas ndërtimit të fortifikimeve, rrugë...