14 ditë me mbi 30 gradë Celsius, temperatura rekord në Finlandë

14 ditë me mbi 30 gradë Celsius, temperatura rekord në Finlandë

Bota E Shtunë, 26 Korrik 2025 18:42 Finlanda ka regjistruar për 14 ditë radhazi temperatura mbi 30 gradë Celsius, duke vendosur një rekord të ri kombëtar për motin ekstrem, njofton Instituti Meteorologjik Finlandez, sipas Helsinki Times. Rekordi i mëparshëm i vendit, prej 13 ditësh me temperatura mbi 30°C, ishte shënuar në vitin 1972. Dita e djeshme e përforcoi rekordin, me temperaturën që arriti në 30.3°C në zonën e Parikalës. Sipas ekspertëve, kjo është vala më intensive dhe më e qëndrueshme e të nxehtit në historinë e vendit që prej vitit 1961. Për shkak të thatësisë së tejzgjatur dhe mungesës së...