Veshje, bileta avioni e hotele në Londër, Las Vegas e Beverly Hills, Kryemadhi shpenzoi 240 mijë USD…

Veshje, bileta avioni e hotele në Londër, Las Vegas e Beverly Hills, Kryemadhi shpenzoi 240 mijë USD…

Për një periudhë 3-vjeçare, nga dhjetori 2014 deri në nëntor 2017, SPAK dyshon se Kryemadhi ka shpenzuar 240 mijë dollarë nga karta e biznesmenit shqiptaro-amerikan Adrian Shatku (kushëri i Monika Kryemadhit). Bëhet fjalë për episodin e ri të dyshuar të korrupsionit që SPAK ka zbuluar dhe ishte një ndër provat që përdori në seancën ku u paraqit informacioni dy mujor për çështjen e Metës, i cili u la sërish në qeli. Kjo është shuma që është arritur të dokumentohet deri më tani, pasi dyshohet se vlera mund të jetë më e lartë dhe për këtë priten të tjera letërporosi. SPAK ka administruar disa letër porosi nga disa shtete të huaja mbi pagesat që janë kryer me këtë kartë të dytë online bankare. Në raportin dy...