Skandal në Fier?/ KAS: Kandidatja demokrate mori 597 vota shtesë, pritet vendim për kallëzim penal

Skandal në Fier?/ KAS: Kandidatja demokrate mori 597 vota shtesë, pritet vendim për kallëzim penal

Anëtari i KAS, Ledio Braho, nga Pallati i Sportit “Farie Hoti” ku po rinumërohen votat e qarkut të Fierit, tha se mund të bëjnë kallëzim penal për grupet e rinumërimit që i kanë shtuar në bllok vota kandidates së PD-së, Silva Hasaj, e cila deri më tani rezulton se deri më tani ka marrë 597 vota të pamerituara. Në një intervistë për gazetaren e Report TV, Esiona Konomi, Braho theksoi se së pari do të shqyrtojnë elementët e nevojshëm dhe më pas do të shohin nëse do të procedojnë me kallëzim penal për rastin në fjalë. Në Tiranë, tha ai, nuk kishte lëvizje të tilla që mund të konsideroheshin si penale. “Do të shihet rasti i grupit të numërimit nëse janë grupe rinumërimi të njëjta që kanë...