Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Georgina Rodriguez largohet nga Netflix, puna e re do ta bëjë edhe më të pasur
Georgina Rodriguez thotë “mjaft” me Netflix. Nuk do të ketë sezonin e katërt të “Soy Georgina”. Këtë e bën të ditur “Lecturas”. Duket se influencuesja, në bashkëpunim me Cristiano Ronaldon, ka vendosur të mos ekspozojë më shumë detaje nga jeta e saj private. Arsyeja është e thjeshtë: gjatë vitit të fundit çifti ka marrë kërcënime serioze, çka i ka detyruar të marrin masa më të rrepta për të mbrojtur privatësinë e tyre. Duket se Georgina do të ndjekë rrugën e Cristiano Ronaldos, do të hidhet fuqishëm në botën e pasurive të paluajtshme. Sipas revistës spanjolle, Rodriguez ka themeluar “Bellhatria”, një agjenci luksoze imobiliare që ofron prona të jashtëzakonshme dhe shërbim të personalizuar për klientë me kërkesa të larta. Kjo nismë e re profesionale lidhet ngushtë...