Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
“Mbi 240 mijë $..”/ SPAK dyshon për episod të ri korrupsioni për Metën e Kryemadhin
SPAK dyshon për një tjetër episod korrupsioni për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin. Siç mëson gazetari i “Klan News” Besar Bajraktaraj, bëhet fjalë për mbi 240 mijë dollarë shpenzime me kartën e dytë bankare që ishte vënë në dispozicion nga biznesmeni shqiptaro-amerikan Adrian Shatku. Në hetimet e mëparshme ishte zbuluar një kartë tjetër “American Express” që gjithashtu përdorej dhe mbahej nga i njëjti biznesmen. Kjo është shuma që është arritur të dokumentohet deri më tani pasi dyshohet se vlera mund të jetë më e lartë dhe për këtë priten të tjera letërporosi. SPAK ka administruar disa letërporosi nga disa shtete të huaja mbi pagesat që janë kryer me këtë kartë të dytë online bankare. Meta ka mohuar të ketë lidhje me këtë kartë bankare duke...