Dita e dytë e Samitit në Shkup mes BE dhe Ballkanit Perëndimor, diskutohet Plani i Rritjes dhe rruga drejt integrimit

Dita e dytë e Samitit në Shkup mes BE dhe Ballkanit Perëndimor, diskutohet Plani i Rritjes dhe rruga drejt integrimit

Në Shkup të Maqedonisë së Veriut, po zhvillohet takimi i liderëve të Bashkimit Evropian-Ballkani Perëndimor, kushtuar Planit të Zhvillimit, ku merr pjesë edhe komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos. Pasditen e djeshme sipas agjendës, u mbajt një takim midis kryeministrit Hristijan Mickoski dhe komisioneres, i ndjekur nga një takim dypalësh me delegacione të zgjeruara. Kurse sot në ditën e dytë të punimeve të samitit do të mbahen dy panele, i pari prej të cilëve do t’i kushtohet Planit të Zhvillimit për Ballkanin Perëndimor, ku kryeministri Mickoski dhe komisionerja Kos do të mbajnë fjalime, të ndjekura nga një konferencë për media. Paneli i dytë do t’i kushtohet mekanizmave specifike dhe mbështetjes për zbatimin e Planit të Zhvillimit, ku do të marrin pjesë ministra, përfaqësues të...