Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Jemi bërë tabelë qitje”/ Procesi i rinumërimit, reagon deputeti: 10 mijë vota nuk janë gabim njerëzor
Kalaja, një prej kandidatëve që ka kërkuar rinumërim, përmendi rastin e Tiranës, që tashmë e mbylli këtë proces, duke thënë se lëvizja e rreth 10 mijë votave në këtë qarku nuk është gabim njerëzor dhe se KAS duhet të verë në lëvizje prokurorinë. Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja i ftuar në një studio televizive komentoi procesin e rinumërimit të votave për zgjedhjet e 11 majit. Ai shtoi se në të njëjtën kohë po luhet një lojë e pistë me ata që kanë kërkuar rinumërim, që sipas tij bëhet për principin dhe jo për mandatin. “Unë kam shkuar për të kërkuar drejtësi në KAS, por ajo që kam gjetur është padrejtësia. Arsyet janë disa. Kam kërkuar këqyrjen e videove, pamjet e dy momenteve,...