Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Tarifat për administrimin e pallateve/ Mazniku: Gati udhëzimi për bashkitë, do të krijohen fondet e posaçme
Nga tarifat e reja të referencës për familjet dhe qytetarët në nevojë, zgjedhja dhe pagesa e administratorëve, llogaritë bankare për pallatet, certifikata e bashkëpronësisë, barra hipotekore për abuzuesit dhe fondet e rikonstruksionit, janë çështjet më të rëndësishme në ligjin e ri për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa, të cilat kanë ngritur diskutime edhe në komisionin e ekonomisë. “Kush i përcakton tarifat që vendosen nëpër pallate? Si do të veprohet për grupet më vulnerabël? Vendosja e barrës hipotekore disproporcionale, pasi tarifa është e ndryshme në pallate të ndryshme? A është disproporcionale që të vendoset barrë hipotekore kur nuk paguhet tarifa?” “Si do zgjidhet bashkëpronësia kur s’kanë certifikatë pronësie? Po për ata që jetojnë jashtë dhe shtëpitë janë bosh, si do zgjidhet çështja e tarifave?” “Tarifa vendoset...