Plani i rritjes BE-Ballkani Perëndimor bën ‘bashkë’ në Shkup Ramën, Kurtin dhe Vuçiçin

Plani i rritjes BE-Ballkani Perëndimor bën ‘bashkë’ në Shkup Ramën, Kurtin dhe Vuçiçin

  Marta Kos dhe Hristijan Mickoski   SHKUP- Këtë të hënë dhe të martë, në Shkup të Maqedonisë së Veriut, po zhvillohet takimi i liderëve të Bashkimit Evropian-Ballkani Perëndimor, kushtuar Planit të Zhvillimit. Në takim do të marrë pjesë edhe komisionerja e Bashkimit Europian për Zgjerimin, Marta Kos. Pasditen e kësaj të hëne, sipas agjendës, do të mbahet një takim kokë më kokë midis kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski dhe komisioneres, i ndjekur nga një takim dypalësh me delegacione të zgjeruara. Të martën do të mbahen dy panele, i pari prej të cilëve do t’i kushtohet Planit të Zhvillimit për Ballkanin Perëndimor, ku kryeministri Mickoski dhe komisionerja Kos do të mbajnë fjalime, të ndjekura nga një konferencë për media. Paneli i dytë do t’i kushtohet...