Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Do të ndajmë edhe një kafshatë bukë”, Lapaj prezanton nismën: Do pi kafe me çdo qytetar që më fton
Adriatik Lapaj ka prezantuar një nismë për të qenë në çdo cep të Shqipërisë e për të takuar cilindo që dëshiron të pijë një kafe me të apo dhe ta ftojë në shtëpi për të ndarë një kafshatë bukë. Ai u bën thirrje shqiptarëve që t’i shkruajnë mesazh në rrjetet sociale dhe të takohen qoftë për një bisedë, për një kafë apo dhe në vendin e punës, për të ndarë problemet dhe vështirësitë e jetës së përditshme. “Do vijmë te ty! Çdo ditë do të jetë një rrugëtim për të takuar secilin prej jush, kudo ku jetoni, në çdo cep të atdheut. Do të udhëtoj për të qenë pranë kujtdo që më fton. Diku do takoj një njeri, diku dy, tre, katër a pesë. Diku...