“Politikë e re në SHBA për kufizimin e vizave për anëtarët e familjes të të sanksionuarve”, Rubio: Do të përdorim të gjitha mjetet e nevojshme

“Politikë e re në SHBA për kufizimin e vizave për anëtarët e familjes të të sanksionuarve”, Rubio: Do të përdorim të gjitha mjetet e nevojshme

Ambasada e SHBA në Tiranë ka shpërndarë mesazhin e Sekretarit amerikan të shtetit, Marco Rubio. Ai shprehet do në SHBA do të ndërmerret një politikë e re për të penguar hyrjen e drogave vdekjeprurëse. Sipas Rubios kjo përfshin kufizimin e vizave për anëtarët e familjes dhe bashkëpunëtorët e ngushtë personalë dhe të biznesit të individëve të sanksionuar nga SHBA. “Po shpall një politikë të re për kufizimin e vizave për anëtarët e familjes dhe bashkëpunëtorët e ngushtë personalë dhe të biznesit të individëve të sanksionuar sipas Urdhrit Ekzekutiv 14059. Do të përdorim të gjitha mjetet e nevojshme për të penguar fentanilin dhe drogat e tjera vdekjeprurëse që hyjnë në vendin tonë”, ka thënë Sekretari i Shtetit Marco Rubio mbi kufizimet e reja të vizave. “Kriza...