Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
33 mln euro u tërhoqën nga tregu, ekspertët: Zgjedhjet, remitancat dhe turizmi dobësuan më tej valutën
Për të rritur rezervën valutore si dhe me qëllim kryesor stabilizimin e kursit të këmbimit, Banka e Shqipërisë ka tërhequr në 3 mujorin e parë të vitit 33 milionë euro nga tregu. Pavarësisht kësaj ndërhyrje nuk ka patur ndryshime në kursin e këmbimit ku aktualisht 1 euro këmbehet për 98.13 lekë. Edhe 2025 po rezulton vit i “superlekut”, i cili po triumfon mbi valutat. Ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë në tremujorin e parë për të stabilizuar tregun nuk patën efekt ndërsa për ekspertët faktor kryesor renditet paraja informale. “Së pari elementi kryesor fushata elektorale solli shumë euro në treg, së dyti zgjedhjet ndikuan në një ofertë të lartë të euros, nga ana tjetër ekonomia shqiptare ka reformuar mirë edhe tek investimet e huaja. Një tjetër...