Shqiptarët dhe rumunët në rrjedhën e Danubit

Shqiptarët dhe rumunët në rrjedhën e Danubit

Nga Marin Meksi Vendet tona kanë një histori të ngjashme dhe duket se fatet e tyre kanë qenë të pandashme, që nga Mesjeta e deri në periudhën e përgjakshme të komunizmit të egër. Në momente të rëndësishme, vendimtare për fatet e secilit komb, ndihmesa reciproke ka qenë gjithmonë e pranishme. Që prej Mesjetës, princi Vlad Cepesh (Țepeș), vojvod i Vllahisë, dhe Skënderbeu, princi i Arbërisë, të bashkuar edhe nën “Vëllazërinë e Dragoit”, në emër të lirisë, mbrojtjes së identitetit dhe, mbi të gjitha, të krishterimit, krijuan dhe forcuan një aleancë të fshehtë kundër armikut të përbashkët. Më vonë, në vitin 1773, një nga dinastitë më të njohura me origjinë shqiptare, ajo e Gjikajve, do të sundonte për breza me radhë në principatat danubiane. Ndër ta...