Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kriza në Kuvendin e Kosovës/ Kurti ofron dy skenarë për zgjidhje, fton partitë në konsensus
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është shprehur i hapur për takime të tjera me liderët e partive politike për zhbllokimin e krizës në Kuvend. Ai tha se është i gatshëm për bashkëpunim në mirëbesim dhe konsensus e kompromis, megjithatë vazhdoi të insistojë për nevojën e votimit të fshehtë të kryepaelamentarit. Ai përsëriti dy propozimet e bëra në takimin e 28 qershorit me liderët e partive parlamentare. E para, për arritjen e një marrëveshjeje politike për votimin në pako të kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, si dhe rrëzimin me votë të komisionit për votim të fshehtë të kryeparlamentarit. Kosova edhe pesë muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit nuk ka formuar institucionet e reja. Partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës assesi nuk po merren...