Mediu në Asamblenë Parlamentare të OSBE: Zgjedhjet në Shqipëri po përkeqësohen

Mediu në Asamblenë Parlamentare të OSBE: Zgjedhjet në Shqipëri po përkeqësohen

Në punimet e Asamblesë Parlamentare të OSBE, kreu i PR Fatmir Mediu ngriti shqetësimet e opozitës lidhur me zgjedhjet e 11 majit. Gjatë fjalës së tij, Mediu tha se “një vend i NATO-s nuk garanton votën e lirë”, ndërsa shtoi se “Shqipëria po shkon drejt autokracisë”. Kryerepublikani pohoi se zgjedhjet e fundit parlamentare treguan se procesi elektoral në vendin tonë po përkeqësohet. Ai përmendi si raste të blerjes së votave, bonusin e ndarë nga Qeveria për 800 mijë pensionistë, falja e gjobave si dhe miliona euro tendera, që sipas tij u firmosën në shkelje me ligjin. “Qeveria shpërndau një bonus prej 100 eurosh nga Kryeministri për afro 800,000 pensionistë një muaj para zgjedhjeve, që përbën blerje të qartë votash. Po ashtu, gjobat nga 2015 deri...