Ja strategjia e Edi Ramës për të eliminuar njerëzit e Veliajt dhe “xhaketat e vjetra” në PS që i rrezikojnë…

Ja strategjia e Edi Ramës për të eliminuar njerëzit e Veliajt dhe “xhaketat e vjetra” në PS që i rrezikojnë…

Në kulmin e betejës politike për zgjedhjet e 11 majit, kryeministri Edi Rama duket se ka nisur një manovër të fuqishme për të pastruar Partinë Socialiste nga elementët që mund të rrezikojnë pushtetin e tij. Strategjia e Ramës është e qartë: eliminimi politik i njerëzve të Erion Veliajt dhe largimi i “xhaketave të vjetra” në PS që nuk i përshtaten më linjës së tij të re. Një nga grupet kryesore që rrezikon Ramën është ai i Erion Veliajt, i përfaqësuar nga emra të njohur si Etilda Gjonaj, Toni Gogu, Blerina Gjylameti, Etjen Xhafaj, Klotilda Bushka dhe Fatmir Xhafaj. Duke qenë se këta kandidatë janë në lista të hapura, ata kanë një shans real për të hyrë në Kuvend, gjë që nuk përputhet me planet e...