Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
ALARM I KUQ/ Temperatura deri në 40 gradë, sinoptikania: Bëni kujdes deri më datë 10 korrik. Do zgjerohet harta e zjarreve
Një valë e të nxehtit vazhdon të përfshijë pjesë të mëdha të Evropës, derisa autoritetet në shumë vende kanë lëshuar paralajmërime shëndetësore për shkak të temperaturave përvëluese. Duket se Spanja Jugore është rajoni më i prekur, me temperatura rreth 40 gradë celsius të regjistruara në Sevilje dhe zonat fqinje. Një rekord i ri nxehtësie për qershorin prej 46 gradësh u shënua të shtunën në qytetin e El Granados, sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik të Spanjës, i cili tha gjithashtu se ky muaj pritet të jetë qershori më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë. Paralajmërimet për vapë janë në fuqi në pjesë të Portugalisë, Italisë dhe Kroacisë, me paralajmërime të shumta të kuqe që mbulojnë zona të Spanjës, Francës, Austrisë, Belgjikës, Bosnjës dhe Hercegovinës, Hungarisë, Serbisë, Sllovenisë dhe...