Dhjetëra deputetë thirrje Starmer: Krijo urgjentisht një “Skemë Familjare Gaza”

Dhjetëra deputetë thirrje Starmer: Krijo urgjentisht një “Skemë Familjare Gaza”

Dhjetëra deputetë britanikë i kanë dërguar një letër kryeministrit Sir Keir Starmer dhe Sekretares së Brendshme Yvette Cooper që të krijojnë urgjentisht një “Skemë Familjare Gaza”, duke u mundësuar banorëve të Gazës dhe familjeve të tyre të vijnë në Britani për t’u ribashkuar me të afërmit e tyre, derisa situata në territor të bëhet më e sigurt. “Ashtu siç Mbretëria e Bashkuar hapi dyert e saj për ata që iknin nga persekutimi në Ukrainë dhe Hong Kong, ne besojmë se e njëjta bujari duhet t’u ofrohet edhe familjeve palestineze”, thuhet në letër. Kjo kërkesë vjen pas reagimeve ndërkombëtare ndaj situatës së tensionuar në Gaza. Menjëherë pasi Rusia pushtoi Ukrainën në vitin 2022, Mbretëria e Bashkuar hapi Skemën Familjare të Ukrainës duke u lejuar shtetasve ukrainas të...